Osmani: Zgjidhjes së emrit po i vjen fundi


Ekziston një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, mendoj se kemi arritur deri tek fundi i problemit, thotë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në intervistën për televizionin grek TV Antena. 

Shkurt pas takimeve të djeshme me homologët e tij, Nikos Koxias dhe Jorgos Katrugalos, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Osmani duke folur për televizionin sqaron se problemi me emrin përveç se e bllokon perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, paraqet edhe pengesë për bashkëpunimin bilateral.

“Mendoj se po i vjen fundi këtij kontesti. Ne na mori 25 vjet mundësi për bashkëpunim, për këmbim dhe zhvillim. Tani ka ardhur koha që ta mbyllim, pa dëme dhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e të dyja palëve për këtë çështje. Ekziston zgjidhje  e cila është e pranueshme për të dyja palët, por pa u sulmuar vlerat më të ndjeshme që të dyja palët i kanë rreth kësaj çështje”, tha Osmani për “TV Antena”, transmeton MIA.

Në intervistë theksohet se në Athinë, e ka transmetuar mesazhin se qeveria është e përkushtuar që të gjejë zgjidhje.

“Ky kontest zgjati shumë, e bllokoi perspektivën e vendit tim për integrimin në NATO dhe në BE, ndërsa NATO dhe BE  kanë një rëndësi vitale për të ardhmen e qytetarëve”, sqaroi Osmani.

Ai, si në deklaratat për mediat pas takimit, kështu edhe për televizionin grek “Athina”, lidhur me shkrimet në media për emrin “Maqedonia e re” si një zgjidhje të mundshme, tha se ende nuk është arritur deri në atë fazë sa të bisedohet për propozime konkrete.

“Ne tani flasim për metodat për qasje, për ndjeshmërinë e problemit dhe për krijimin e kontakteve pozitive dhe për ndonjë hap që ndërkohë duhet të bëhet që të arrihet ky moment i pjekurisë, që të mundet ta mbyllim kontestin”, komenton nënkryeministri.

Lidhur me atë nëse do të shpallet referendum në Maqedoni, Osmani për “TV Antena” e konfirmoi edhe atë që dje e deklaroi për MIA-n , se në këtë fazë duhet që të fokusohemi për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa referendumin duhet ta lemë për më vonë.