Osmani: Vit historik dhe i artë, nevojitet zgjidhje e shpejtë


Koha është e shkurtë, duhet shpejtë të gjendet zgjidhje, nëse nuk gjendet deri në prill, procesi do ta humb kuptimin. Para nesh është vit historik dhe i artë për mbylljen e kontestit dhe zhbllokimin e perspektivës euroatlantike të vendit, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimeve me nikoqirët e tij në Athinë.

Osmani, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, në deklaratë për mediat thotë se pret propozim nga Nimici në takimin për 10 ditë, por shton se propozime mund të parashtrojnë të dy palët, e jo vetëm ndërmjetësuesi. Ajo që është me rëndësi, sipas tij, është që të intensifikohet procesi dhe të ekzistojë aktivitet, që çështja të mbyllet në gjysmën e parë të këtij viti.

“Ne presim të ketë propozim, megjithatë nuk do të thotë vetëm nga Nimici, munden edhe palët të japin propozime nëse kanë të tilla, me rëndësi është të jemi më aktivë, me rëndësi është të ketë intensifikim të vetë procesit, qoftë kjo edhe në bazë bilaterale. Shumë është me rëndësi të vazhdojmë me masat e besimit, të krijojmë atmosferë pozitive, me porosi të ndërsjella të ndërtimit të besimit dhe shpejtë të gjejmë zgjidhje”, thotë Osmani dhe komentoi se sipas tij ka përkushtim edhe nga pala greke, ndërsa shton se nevojitet të intensifikohet procesi.

Gazetarët grekë kërkuan përgjigje nga Osmani për atë nëse është e pranueshme zgjidhja Maqedonia e Re, nëse pajtohet me erga omnes emër ose megjithatë nëse në emrin duhet të përfshihet termi Maqedoni, por ai refuzoi të japë hollësira për pozitat e Maqedonisë në negociatat. për emrat konkret dhe propozimet e publikuara në mediat greke, tha se janë vetëm spekulime.

“Tani për tani nuk ekziston përgjigje për ndonjë zgjidhje, ekzistojnë negociata, e presim ndërmjetësuesin Nimic nga fundi i muajit të vijë, shpresojmë me propozim, që do ta marrim parasysh dhe formojmë qëndrim lidhur me këtë propozim. Gjithçka që keni dëgjuar në lajme për emrat ose propozimet e ndryshme, tani për tani janë vetëm spekulime”, tha zëvendëskryeministri Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve lidhur e emrin Republika Maqedonia e Re.

Për mbajtjen eventuale të referendumit, Osmani për MIA-n tha se ky është hapi i dytë, e tani duhet të jemi të përqendruar në zgjidhjen e fazës së parë, e madje pastaj do të merret vendim nëse do të ketë referendum ose jo.

“Qëndrimi im është se referendumi, respektivisht verifikimi i zgjidhjes është hapi numër dy. Tepër shumë është i ndërlikuar problemi që të mund të flasim për hapat dy dhe tre para se ta zgjidhim të parin. Pasi vetëm e ngarkojmë më shumë se sa nevojitet. Të gjejmë zgjidhje, të gjejmë variant, i cili është i pranueshëm për të dyja palët, pastaj do të ulemi dhe do të bisedojmë se si do ta verifikojmë. Nëse tani e ngarkojmë opinionin, mendoj se e defokusojmë dhe më shumë i bëjmë problem zgjidhjes së problemit. Për këtë shkak, qëndrimi im është ta lëmë këtë çështje dhe të shohim në fazën e dytë nëse do të shkohet në referendum ose jo”, tha Osmani për MIA-n.

I pyetur për mendimim publik te ne, ai tha se ekzistojnë dallime në të dy vendet, ndërsa mendimi publik nuk është i gatshëm për zgjidhje, por, ekzistojnë masat e besimit, pikërisht që ta shmangin pjesë emocionale të problemit.

“Nuk ka gatishmëri për zgjidhje përfundimtare. Për këtë shkak ne duhet të krijojmë besim, të ndërtojmë besim, të eliminohen paragjykimet. Unë çdoherë them se ky problem është mjaftë emocional. Ekzistojnë shumë shtresa emocionale mbi problemin, të imponuar nga politikanët dhe agjendën e tyre zgjedhore dhe duhet t’i shmangim këto shtresa dhe të arrijmë deri te bërthama dhe të gjejmë zgjidhje. Ky është roli i vërtetë dhe qëllimi i këtyre masave për ndërtimin e besimit”, sqaroi Osmani.

Në pyetjen e MIA-s, nëse pas takimeve me nikoqirët e tij e ndan optimizmin edhe nga të dyja palët të pranishëm gjatë ditëve të kaluara, thotë se është optimist për zgjidhje, sepse nuk ekziston alternativë tjetër për interesat, si të qytetarëve, ashtu edhe të shteteve.

“Unë thash se nëse nuk gjejmë zgjidhje në gjashtë muajt e parë të këtij viti, humb kuptim më tej procesi. Unë nuk shoh alternativë tjetër përveç se të merren parasysh interesat e shtetit, interesat e qytetarëve, e interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe në këtë kontekst e shoh zgjidhjen, ashtu që unë jam optimist se do të gjejmë zgjidhje”, tha Osmani.

Në deklaratë për gazetarët grekë dhe korrespodentët e huaj, zëvendëskryeministri sqaroi se Qeveria e Maqedonisë punon në reforma, në zgjidhjen e problemit me fqinjët, duke e përmendur marrëveshjen me Bullgarinë, por është e përkushtuar edhe në ndërtimin e besimit, krijimin e klimës pozitive, e tërë kjo me qëllim që të mbyllet çështja me emrin. Viti 2018 do të jetë viti ynë”, tha ai.

Osmani është i kënaqur dhe i lumtur që në ditën e parë punuese të vitit të ri është në Athinë, ndërsa në takimet me Koxias dhe Katrugallos, tël cilat kaluan në atmosferë pozitive, kanë biseduar për shumë çështje. Por para së gjithash kanë biseduar për nevojën për gjetjen e zgjidhjes, për nevojën për krijimin e besimit mes dy shteteve, mes dy shoqërive, për faktin se të dy shtetet kanë perspektivë të bëhen miq më të mirë në rajon, perspektivë e cila, siç tha, është lëshuar në 25 vitet e fundit.

Pas takimeve me Koxias dhe Katrugalos, nuk janë paraparë pres konferenca për media, por Osmani dha deklarata për gazetarët, të cilët, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, ishin në numër të madh, si gazetarë të mediave greke, ashtu edhe korrespodentë nga mediat e huaja me seli në Greqi.