Osmani: Strategjia përmbush gjitha pritjet, presim rekomandim për fillimin e negociatave


Ky është moment i rëndësishëm për prezantimin e strategjisë, por edhe inkurajimin e qeverive në arritjen e synimeve të reja, ka thënë zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në pres konferencën e sotme për gazetarë, transmeton Medial.mk.

Sipas tij, strategjia përmbush gjitha pritjet e Maqedonisë, pasi valorizohen sukseset e vendit lidhur me reformat, ndërsa paralajmëron gatishmëri të jepet rekomandim i pastër nga ana e KE-së për hapjen e negociatave e cila mundëson të mos ketë diferencime të vendeve mbi mundësinë e anëtarësimit, por vlerësim sipas rezultateve të arritura.

Ai ka theksuar se raporti i KE-së për progresin e vendit do të kumtohet më 17 prill dhe pret rekomandimin e nëntë të pastër për fillim të negociatave.