Osmani: S’ka rikonstruim të qeverisë


Zëvendës kryemnistri i angazhuar për çështje europiane Bujar Osmani sot ka deklaruar se në rrjedhë janë bisedimet për mbushjen e vendeve të zbrazëta ministrore në qeveri dhe se nuk do të rikonstruim më të madh në qeveri, përcjell Aktuale.mk.

“Mendoj se axhenda e kuvendit nuk lejon cfardo rishikimesh të propozimeve të reja deri në 25 dhjetor ashtuqë do të shfrytëzohen gjitha këto ditë për konsulta shtesë sa i përket kësaj cështje. Nga ajo që është biseduar nuk pres të ketë rikonstruim më të gjerë të qeverisë, por vetëm plotësimin e vendeve të zbrazëta pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Osmani.