Osmani pas takimit me Mogherinin: Maqedonia po realizon atë që ka premtuar


Zv/Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Bruksel, realizoi takim me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini, transmeton Zhurnal.

Në takimin, Osmani e prezantoi përparimin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe përparimin e largimit të barrierave për rrugën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Erdha me lajme të mira nga Republika e Maqedonisë. Ashtu siç premtuam para nëntë muajve me kohë realizuam reformat në periudhë të caktuar që Raporti i Komisionit pozitivisht ta vlerëson përparimin tonë”, tha Osmani pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini.