Osmani nesër në Athinë në takime me Koxias dhe Katrugalos


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane z. Bujar Osmani të martën, 9 janar 2018 do të realizojë vizitë pune në Athinë, Republika e Greqisë.

Në kuadër të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me Nikos Koxias, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, si dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugalos, ku do të hapen çështjet lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.