Osmani në takim me Mogerinin


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot për vizitë pune do të qëndrojë në Bruksel, ku do të mbajë takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe e Politikës së Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të prezantojë progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e shmangies së pengesave tjera politike në rrugën euro- integruese të Republikës së Maqedonisë.

Takimi Osmani- Mogerini realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin të Republikës së Maqedonisë, e cila do të publikohet për më pak se një javë, me 17 prill. Në kuadër të vizitës, Osmani do të realizojë takime edhe me përfaqësues tjerë të lartë të organeve të Bashkimit Evropian, mes të cilëve edhe me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për zgjerim – DGNEAR, si dhe me euro-parlamentarin Holandez Hans Van Baalen i cili kryeson grupin – “Miq të Maqedonisë” në Parlamentin Evropian.