Osmani: Mbështetja e sektorit civil e rëndësishme në realizimin e planit 3-6-9


Pas takimit me sektorin civil, Zëvendës-kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi që pikërisht sektori civil duhet të ofrojë mbështetjen maksimale drejt realizimit të planit 3-6-9.
“Sot Plani 3-6-9 e prezantuam para sektorit civil, nga ku e presim edhe mbështetjen më të madhe për ndërtimin e një konsensusi të gjerë qytetarë për reformat. Pikërisht Plani 3-6-9 tregoi se gjithëpërfshirja gjatë përgatitjes dhe zbatimit të tij nuk është vetëm detyrim i yni për të pranuar vlerat dhe standardet evropiane, por edhe përfitim i rëndësishëm për të krijuar reforma më cilësore, aktivitete më cilësore dhe në përgjithësi, politika më cilësore”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.