Osmani: Maqedonia është shtet i qytetarëve


Reagimet ndaj deklaratës së ish-diplomatit të Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku nuk kanë të ndalur. Sipas anëtarit të LSDM-së Hadi Osmani, ish diplomati Çejku nuk i ka bërë kalkulimet politike siç duhet sepse Maqedonia është çliruar nga regjimi i kaluar dhe është transformuar në shtet i të gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e saj.
“Arben Cejku katër vite sa ishte ambasador në Maqedoni shkeli edhe rregullat e diplomacisë për të përkrahur sa më shumë regjimin VMRO-BDI. Ai si duket nuk mundet ta paramendojë Maqedoninë pa regjimin VMRO-BDI dhe tani parashikon ndarje të Maqedonisë, thuajse është ndonjë faktor që mund të parashikojë ardhmërinë e shteteve. Për fat të mirë të qytetarëve, e për fat të keq të Çejkut, regjimi VMRO-BDI ka ngordhur, kurse Maqdoni është dhe do të jetë shtet i gjithë qytetarëve”, shkruan Osmani.