Osmani: Maqedonia do t’i implementojë të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar osmani, sot realizoi takim me Nils Muzhnieks, Komisioner për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri në fillim të takimit potencoi se kjo Qeveri është fokusuar në implementimin e reformave të duhura për anëtarësim në BE dhe arritjen e rezultateve konkrete në të gjitha sferat, duke e përfshirë edhe sferën e respektimit të drejtave të njeriut, që është pjesë përbërëse e sundimit të ligjit, si dhe janë të rëndësishme për progres në aderim në BE.

Në këtë drejtim ai gjithashtu shtoi se Qeveria me përkushtim punon edhe në implementimin e gjitha rekomandimeve të parapara në dokumente të ndryshme të Këshillit të Evropës.

“Nga vetë fillimi kjo Qeveri punon në dy trajektore paralel: implementimi i reformave të Planit 3-6-9, si dhe në mbylljen e çështjeve të hapura politike, si që është ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët, si dhe në përgjithësi zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit” – deklaroi osmani.

Në këtë kontekst Osmani shprehu shpresë së do të tejkalohen gjitha pengesat politike në Kuvend, edhe Ligji për shfrytëzimin e gjuhëve, si një ndër ligjet kyçe që rregullon të drejtat themelore të njeriut të një bashkësie të madhe etnike, shqiptare – do të miratohet.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë takimit me Komisionerin Muzhnieks shtoi se si pjesë e Planit 3-6- 9 po zbatohen masa për përmbushjen e rekomandimeve të Komitetit kundër Torturës të Këshillit të Evropës, si dhe masa për përmirësimin e kushteve dhe kapaciteteve të burgjeve, zbatimin e sanksioneve alternative dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë.

Osmani theksoi se pret që këto masa ti në mënyrë të konsiderueshme ti përmirësojnë kushtet e punës të këtyre institucioneve, si dhe në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Osmani në kuadër të bisedës e informoi Komisionerin Muzhnieks se Maqedonia ka filluar negociatat me KE-në për marrëveshjen e statusit për bashkëpunim me FRONTEX, me qëllim të finalizimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur si dhe ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve dhe Politikes Sociale me qëllim që të përforcohet parandalimi i trafikimit të njerëzve.