Osmani: Lajm i rremë është se BDI-ja ka insistuar për ndërrim të ekipit të PSP-së


Zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot në pyetje të gazetarëve nëse është e saktë se BDI-ja gjatë negociatave ka insistuar të ndërrohet tërë ekipi i PSP-së, në krye me Katica Janevën, tha se ky është lajm i rremë dhe se asnjëherë BDI-ja nuk e ka hapur këtë çështje, as, përdorimin e bombave në procedurat.

“Absolutisht kjo nuk ka qenë kërkesë e BDI-së, as nuk do ta kontestonim nëse kthehej si çështje. Atë që ne bisedojmë në pikëpamje të ligjit për prokurori, është se si do të rregullohet çështja e përfaqësimit të drejtë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas promovimit të Qendrës koordinative kombëtare për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz.

Osmani tha se BDI-ja do të vazhdojë me përkrahjen, që të sigurohet shumicë dhe të miratohet ligji i ri për prokurori publike, ku përfshihet PSP-ja, pasi, nënvizoi, është element i rëndësishëm në suksesin e agjencës së reformave.