Osmani: Kulmi i joseriozitetit është që opozita t`i pengon reformat


Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani ka deklaruar se reformat nuk kanë ngecur, por kanë ngecur vetëm disa ligje në pjesën e gjyqësorit, transmeton Zhurnal.

Sipas tij nuk kanë ngecur për shkak ligjit për gjuhët, por për shkak që opozita nuk është në shtëpunë ligjvënëse.

“Informatat e mia thonë se ka progres në pjesën e pajtueshmërisë së ligjeve për gjyqësorin. Apsolutisht, ligji për gjuhët nuk ishte pengesë për të sjell ligje të reja. Opozita vlerson se nuk duhet të sillet ligji për dëshmitarë të mbrojtur dhe të tjera, në kohë të fundit kemi edhe paralajmërimet se opozita do t’i bllokon edhe reformat në gjyqësor nëse votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, dhe kjo është kulmi i joseriozitetit”, ka deklaruar zv/Kryeministri, Bujar Osmani.