Osmani: Sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit mund të bëhet ministri, por nuk do të ketë punësime të reja


Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, sot konfirmoi se ekziston iniciativë që Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të shndërrohet në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve.

“Pjesa ligjdhënëse  e Marrëveshjes së Ohrit është plotësuar me miratimin e Ligjit për përdorimi e gjuhëve dhe tani fokusi duhet që të  jetë në implementimin e vendimeve ligjore, në frymën e Marrëveshjes dhe në marrëveshjet e reja që i ka nënshkruar vendi, por edhe në marrëdhëniet midis komuniteteve”, tha Osmani pas takimit me  kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Sipas tij nuk do të ketë punësime të kuadrove të reja nëse Sekretariati për Marrëveshje të Ohrit shndërrohet në një ministri, por vetëm do të transferohen kuadrot e  e deritanishme të cilat i ka në dispozicion.