Osmani: Duhet ti shfrytëzojmë ndihmat që na ofron BE


Sot në hapësirat e Qeverisë së republikës së Maqedonisë Zëvendëskryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar osmani mbajti takim me donatorë në të cilën pjesëmarrës ishin ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, nga komuniteti i donatorëve në vend.

Qëllimi i takimit ishte të arrihet marrëveshje dhe mirëkuptim për kontributin e donatorëve në procesin e krijimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave nacionale sektoriale dhe integrimin evropian të vendit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Zëvendëskryeministri osmani shprehu falënderim edhe mirënjohje për përkushtimin e madh të komunitetit të donatorëve në Republikën e Maqedonisë, e cila kontribuon mbështetje në zhvillimin politik, demokratik dhe ekonomik të vendit.

“Në kohën e ndryshimeve të shpejta kemi nevojë për gjithë ndihmën të cilën e kemi në dispozicion dhe prandaj për ne nuk ka donator të madh apo të vogël, por secili donator është i rëndësishëm në kushte të agjendës ambicioze të Qeverisë së RM-së”- deklaroi Osmani gjatë fjalës së tij.

Në vazhdim Osmani iu referua edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet e përfshira në Strategjinë e re të Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, respektivisht përfitimet nga e njëjta që i takojnë Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës para-aderuese.

Ai shprehu bindje se administrata e përgatitur do ti pret mjetet e zmadhuara për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, agjendën digjitale, mbështetje për biznes etj., dhe do ta adaptojë kapacitetin e absorbimit në përputhje me potencialet e reja, si segment i rëndësishëm për konvergjencën e të gjitha shtresave në Republikën e Maqedonisë me ata por vende – anëtare të Bashkimit Evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se reformat janë prioriteti më i madh i Qeverisë reformuese dhe rikujtoi se gjashtëmujorin e kaluar, gjithsesi me ndihmë të konsiderueshme të komunitetit të donatorëve, në mënyrë aktive u zbatuan reforma në më shume sfera: në sferën e drejtësisë, menaxhimin me financat publike; më pas reforma në administratën publike dhe në arsim; reforma në avancimin e punësimit dhe përmirësimin e transportit; reforma në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me pasojat nga ndryshimet klimatike, etj. në periudhën e ardhshme, theksoi Osmani, se nga donatorët pret të japin kontributin e tyre drejt zbatimit të politikave sektoriale, ndryshimin e kulturës institucionale në drejtim kah realizimi i rezultateve dhe sigurimin e efektit afatgjatë nga reformat, me të cilën do të sigurohej qëndrueshmëria e përfitimeve nga reformat edhe në të ardhmen.

Takimi i donatorëve është pjesë e sërë takimeve me donatorë të nivelit të grupeve punuese sektoriale, si dhe në nivel të lartë politik dhe po ashtu paraqet forum ku institucionet nacionale mund të i prezantojnë prioritetet e tyre, për të cilat kanë nevojë për donacion, nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër edhe donatorët mund të prezantojnë programet e tyre/ strategjitë si potencial për arritjen e rezultateve konkrete që janë të interesit të përbashkët.