Osmani: Do të krijojmë kushte për mbajtjen e regjistrimit të suksesshëm në vitin 2020


Plani ynë është që nuk do të kemi pengesa ta mbajmë regjistrimin në vitin e ardhshëm 2020, për të cilën përgatitjet do të fillojnë që nga ky vit, për të cilën pres që të kemi proces të suksesshëm nga i cili do të fitojmë rezultate të besueshme”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takimin e sotëm me Delegacionin e Eurostat kryesuar nga Drejtori Sektorial, Eduardo Baredo Kapelot.

Osmani theksoi se ligji i ri  për regjistrim, është në fazën finale në procedurë qeveritare, dhe së shpejti pres që të miratohet me çka do të hyjë edhe në procedurë parlamentare.

Plani ynë është që nuk do të kemi pengesa ta mbajmë regjistrimin në vitin e ardhshëm 2020, për të cilën përgatitjet do të fillojnë që nga ky vit, për të cilën pres që të kemi proces të suksesshëm nga i cili do të fitojmë rezultate të besueshme”, theksoi Osmani.

“Nevojitet një bashkëpunim më i afërt mes Eurostatit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si trup i njohurisë së lartë dhe fushës së përvojës, por edhe si autoritet i pakontestueshëm, në drejtim të mënjanimit të çfarëdo lloji dyshimi në besueshmërinë e rezultateve, që është e një rëndësie të veçantë për vendin duke pasur parasysh përvojën jo të mirë dhe mosbesimin e krijuar nga dështimi i zbatimit të procesit radhën e kaluar”, konkludoi zëvendëskryetari i Qeverisë në takim.