Opozita kërkon zgjedhje, partitë në pushtet rrumbullakësimin e hyrjes në NATO dhe marrjen e datës për BE


BDI vlerëson se duhet të rrumbullakohet procesi për hyrje në NATO dhe marrjen e datës për negociata dhe pastaj vitin e ardhshëm të shkohet në zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare, LSDM mbetet e përkushtuar në integrimin euroatlantik, përderisa VMRO-DPMNE opozitare dhe partitë më të vogla opozitare nga blloku shqiptar do të shkonin menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputeti Artan Grubi sot deklaroi se BDI vlerëson se këtë vit zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të ketë, sepse së pari duhet të rrumbullakohet procesi për hyrje të vendit në NATO.  Viti i ardhshëm, thotë ai, gjithsesi është zgjedhor, por zgjedhje duhet të ketë në dhjetor. Ato zgjedhje mundet, sipas tij të mbahen më herët, gjegjësisht në gjysmën e dytë të majit, qershorit ose në tetor. Këto muaj i theksoi për shkak të mbajtjes eventuale të regjistrimit në prill dhe Qeverisë teknike e cila duhet të formohet njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme.

Ai theksoi se për këtë nevojitet marrëveshje e liderëve partiakë, por mohon se është propozim konkret i BDI-së për atë se kur mund të mbahen zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se është “përgjigje hipotetike në pyetjen hipotetike”.

BDI, sipas tij, është  shumë e gatshme për atë sfidë dhe se me Qeverinë e re në të cilën do të ishin prioritet i parë do të ishte menaxhimi me drejtësinë selektive në vend.

Deputeti Kostadin Kostadinov, i cili njëherit është edhe zëdhënës i LSDM-së, e përsëriti qëndrimin e partisë në pushtet se mbetet e përkushtuar në reformat, hyrjen në NATO dhe marrjen e datës për negociata për anëtarësim në BE.

Për kërkesat e VMRO-DPMNE-së opozitare, Kostadinov tha se lideri i saj Hristian Mickovski edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, ndërsa e ka lutur Zotin që të mos i marrë dhe u përball me humbje në zgjedhje.

Për Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së të gjithë e kanë të qyrtë se mandati i kësaj Qeverie ka përfunduar.

Ai tha se para disa viteve vendi ishte në “periudhë agonie” kur, siç tha, Qeveria ” e cila e humbi mbështetjen e qytetarëve edhe një kohë të gjatë ishte në pushtet në bazë të numrave në Parlament”.

Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se partia e tij rregullisht kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkakun se  është koha për konfigurim të ri të forcave, për shkak të asaj se “ky pushtet nuk mund t’i realizojë reformat e nevojshme”. Në zgjedhjet e ardhshme eventuale parlamentare Rashidi pret që Aleanca për Shqiptarët të fitojë më shumë deputetë.

Deputeti Fadil Zendeli nga BESA, e cila vepron si parti opozitare, tha se duhet të ketë zgjedhje parlamentare, duke pasur parasysh aferat e fundit, por edhe ato paraprake të cilat i kemi, veçanërisht ajo e djeshmja me kryeministrin dhe paraprakisht me sekretarin e përgjithshëm dhe ngjarjet në Qeveri, por edhe “mosmarrjen e datës për negociata me BE-në dhe drejtësinë selektive”.