“Nuk më lanë të martohem me italian”, Blerta arsyeton vrasjen e prindërve


Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të vret në mënyrë makabre babain, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë familjare në Dibër. Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo edhe organizatore.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës KOHA se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënën Nazmije, 53-vjeçe dhe motrën e vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, shtetas italian.

“E akuzuar ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësëve policor ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë./Koha