NLB Fondi i ri pensional i është shitur “Sava Re”


Shoqëria pensionale “NLB Fondi i ri pensional”, i është shitur grupacionit “Sava Re” nga Lubjana, e cila i bleu 100 për qind nga aksionet e fondit pensional.

Marrëveshja për shitblerje u nënshkrua sot në hapësirat e NLB Bankës në Shkup, ndërsa miratimin përfundimtar për këtë transaksion duhet ta japë Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (ASSPFK).

Menaxhimi i NLB Bank theksoi se tërheqja nga prona e NLB Fondit të ri pensional nuk do të thotë tërheqje e bankës nga Maqedonia, por përkundrazi fokusim më i madh në sektorin bankar, ndërsa me shitjen e fondit pensional grupacionit të sigurimit “Sava Re” përfitim do të kenë edhe fondi pensional dhe anëtarët e tij.

Nga grupacioni “Sava Re” theksuan se ky transaksion për ata është një prej më të rëndësishme në pikëpamje të zgjerimit të tyre strategjik dhe paralajmëruan se edhe në të ardhmen do ta zhvillojnë fondin pensional në Maqedoni.

Vendimi për shitje është marrë në mars të këtij viti