Njësia e ndihmës së shpejtë do të punojë 24 orë gjatë fundvitit


Shërbimet e Ndihmës Shëndetësore Emergjente me trajtim shtëpiak në përbërje të Shtëpive të Shëndetit Publik “Shtëpia e Shëndetit-Shkup”, njofton qytetarët se gjatë kohë së Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

Gjatë natës së Vitit të Ri, kujdesi i emergjencës ka 10 ekipe mjekësore dhe 8 klinika të kujdesit shëndetësor në ndërrimin e tretë, në Poliklinikat “Jane Sandanski”, “Çair”, “Çento”, “Shuto Orizare”, “Gjorçe Petrov” , “Draçevë”, “Idadija” dhe “Bit Pazar”.

Nga atje thonë se me orarin e përditshëm të punës do të funksionojë edhe njësia për vizitë në shtëpi.