Një vajzë trembëdhjetë vjeçare goditet nga një veturë


Një vajzë trembëdhjetë vjeçare ka marrë lëndime të rënda trupore pasi në të ka goditur veturë udhëtarësh “Ford fokus” në udhëkryqin në rrugën rajonale Shkup- Veles që çon drejt lagjes Kolonia e Re.

Siç ka bërë të ditur MPB, fatkeqësia ka ndodhur dje në ora 13:20 kur në vajzën ka goditur veturë me targa të Shkupit, i drejtuar nga personi M.S (56) nga Shkupi.

Vajza e lënduar nga fshati Idrizovë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB- Shkup dhe punohet në zbardhjen e rastit.