Një tjetër drejtor emërohet nga rradhët e Lëvizjes BESA


Profesori universitar nga Kumanova, Admirim Haliti, është emëruar drejtor në Ndërmarrjen Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë.

Kumanovari Haliti, është kuadër i Lëvizjes BESA, ku në seancën e fundit të qeverisë, u emërua drejtor në Ndërmarrjen Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare 2016, Admirim Haliti ishte në listën për deputet i BESËS nga zona e Kumanovës.

Ai është anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA.