Një shqiptar thyen shtabin e LSDM-së në Kumanovë


Mbrëmë është thyer shtabi i LSDM-së në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ende nuk ka informacion zyrtar se kur ka ndodhur saktë sulmi, mirëpo aktivistë të LSDM-së kanë filluar në rrjetet sociale të shëprndajnë fotografinë e një personi, për të cilin thonë se qëndron prapa sulmit, por deri sa informacioni nuk konfirmohet zyrtarsisht, ne si medium nuk guxojmë ta botojmë fotografinë e tij. Poashtu aktivistët e kanë publikuar edhe emrin e tij (shqiptar), që poashtu nuk mundemi ta publikojmë./PC