Një i ri nga Kumanova mbytet në Liqenin e Orhit


Në liqenin e Ohrit sot është mbytur një person. Televizioni 24vesti, mëson se jozyrtarisht bëhet fjalë për një djalë nga Kumanova i cili pak më parë është gjetur i vdekur pasi sot pasdite me disa shokë po shëtitshin me varkë në pedale, transmeton Koha.

Mësohet se i riu ka rënë nga varka me pedale dhe për një kohë të gjatë është humbur çdo gjurmë e tij në liqe. Pas kërkimeve të policisë është gjetur trupi i pa jetë. Për momentin në terren ka dalë policia dhe ekipet mjekësore të cilët po hulumtojnë shkaqet e tragjedisë. SPB Ohër e ka konfirmuar rastin por nuk ka dhënë detaje. Po punohet në zbulimin e identitetit të tij.