Një burrë nga Studenicani sulmohet në një autobus lokal në Shkup


Dyzet e tetë vjeçari N.A.(48) nga fshati Studenican dje është sulmuar në autobusin me numër 67 nga kontrolluesi i NPT “Shkup”, Z.G.(54) nga fshati Oreshani, Shkup, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, N.A. rastin e ka paraqitur në polici mbrëmë në ora 20.30 në Stacionin Policor Kisella Voda.

Sulmi ka ndodhur në ora 17.30 në autobus, derisa ka qenë duke lëvizur në bulevardin “Boris Trajkovski”.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.