Nimic nesër takon Ali Ahmetin

Ndërmjetësi për emrin Metju Nimic ka arrit për vizitë dyditore në Shkup ku do të takojë krerët shtetëror dhe politik në vend.

Gjatë qëndrimit të tij, Nimic do të takojë presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa do të ketë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe kryetarin e VMRO-së Hrsitijan Mickoski. Prej liderëve shqiptar, Nimic do të takojë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti nesër pasdite në Kuvend, njofton Medial.mk.

“Kishim takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. I gëzohem takimeve me Qeverinë dhe liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së Metju Nimic pas arritjes në Shkup.