Nimic në ditën e dytë të vizitës, takime me liderët politikë
Methju Nimic sot në ditën e dytë të vizitës në Shkup do të zhvillojë takime me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin BDI-së Ali Ahmeti dhe në fund fare me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Ai erdhi dje në Shkup dhe menjëherë pas arritjes në hotel deklaroi shkurt se “pas Athinës pret bisedime të mira edhe në Shkup”.
“Kishim takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. I gëzohem takimeve me Qeverinë dhe liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së Methju Nimic menjëherë pas mbërritjes në Shkup.
Dje, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, konsiderojnë se tani është koha e vërtetë të gjendet zgjidhje dhe se ekziston vullnet politik dhe ndërtim i marrëdhënieve me Greqinë, të cilët janë nga një nivel më lartë nga që ka qenë deri në vitet e kaluara.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke Koxias, zbuloi se Greqia nga mesi i shkurtit do t’i parashtrojë Maqedonisë projekt marrëveshje me katër pika – propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale të Maqedonisë dhe masa për axhendën pozitive.
Për atë nëse Qeveria e Maqedonisë ka qenë e njoftuar për planin e Greqisë, zëdhënësi i Qeverisë dje theksoi se bashkërisht vijojnë të gjitha gjërat.
“Bisedimet zhvillohen nën ndërmjetësimin e Methju Nimic në kuadër të OKB-së. Në atë kornizë zhvillohen edhe takime të drejtpërdrejta mes ministrive të punëve të jashtme, pastaj u ngrit një shkallë më qartë në nivel kryeministrash. Bisedimet, negociatat zhvillohen ashtu që bashkërisht i punojnë të gjitha punët”, tha Boshnjakovski.