Nimic: Çështja e emrit mund të zgjidhet vitin e ardhshëm


Çështja për emrin mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të sotme në Bruksel me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, transmeton MIA.

“Pas kaq viteve, nuk do të paraqitet emër i ri magjik. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic.

Sipas ndërmjetësit, përfundimisht edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për çështjen e emrit.

Nimici nuk tregoi nëse në takim ka dalë me propozim të ri.

Raundi i sotëm i bisedimeve për emrin në Bruksel u mbajt pas pushimit prej tre vjetëve.