Nikollovski: Deri në fund të javës do të ketë sinjale më të qarta për rikonstruksionin e Qeverisë
Nikollovski pret që në ditët e ardhshme do të ketë më shumë informacione lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë me të cilin, siç u paralajmërua, ai do të tërhiqet nga funksioni i ministrit.
“Të gjitha ristrukturimet e personelit, domethënë rritja e potencialit të kapaciteteve, vazhdojnë në të gjitha nivelet, si në parti ashtu edhe në qeveri, dhe jo vetëm në ministri, por edhe në vende të tjera. Të gjitha aktivitetet po zhvillohen paralelisht, por pres që Kryeministri të informojë publikun në ditët në vijim rreth rezultatit të vendimeve fillestare për ristrukturimin e Qeverisë”, tha Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ne do të përshtatemi plotësisht, shtoi Nikollovski, ndaj nevojave, sinjaleve dhe mesazheve të dërguara nga qytetarët në periudhën e kaluar dhe për të eliminuar të gjitha dobësitë në funksionimin e koalicionit të Qeverisë dhe klimës së përgjithshme. Vendimi i ri i personelit në Ministrinë e Bujqësisë, siç është njoftuar, do të diskutohet me kryeministrin këtë javë.