Nga Unioni i grave të VMRO-së dorëhiqet edhe deputetja Zaturovska


Pas dorëheqjes së kryetares së Unionit të Grave  Daniela Rangellova, dorëheqje gjithashtu deponoi edhe sekretarja e përgjithshme e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturovska.

“Si sekretare e përgjithshme e emëruar nga kryetarja Rangallova dëshiroj që të shpreh falënderim të madh për besimin që ajo më tha dhe kam dhënë maksimumin tim që ta kryej funksionin në mënyrën më të denjë të mundshme”, shkruan Zaturoska në profilin e saj në Facebook.

Ajo theksoi, se jep dorëheqjen e saj nga ky funksion me dëshirën për arritje më të mëdha me ekipin e ardhshëm i cili do ta drejtojë unionin.

“Jam në dispozicion të partisë sime duke i respektuar dhe duke i kryer vendimet dhe aktivitetet që do të më besohen në të ardhmen”, shkruan Zaturoska në Facebook.