Nga e diela më nxehtë


Shi lokal dhe vetëtima të rralla paralajmërojnë meteorologët për në orët e pasdites në Maqedoni. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesët jugperëndimore erë përkohësisht e përforcuar perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16, ndërsa maksimale prej 19 deri në 28 gradë Celsius.

Nga DPHM për nesër paralajmëron mot më të nxehtë, pasdite me paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Do të fyejë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Nga e diela do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të shiut afatshkurtër dhe vetëtima të rralla, kryesisht në zonat malore. Temperatura minimale do të arrijë deri në 16, ndërsa maksimalja deri në 32 gradë celsius.