,,Nezavisen vesnik” për ndotjen e ajrit: Asnjë banorë i Aerodromit nuk është i kënaqur nga masat për ajër të pastër

Shkupjanët vlerësojnë se problemi më i madh me të cilin po ballafaqohen për momentin është ndotja.  Madje 72 përqind e të anketuarve në anketën të cilën special për ,,Nezavisen vesnik” e bëri angjencia hulumtuese ,,Brima galup”, u përgjigjen se  ndotja e mjedisit jetësor është një ndër problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet qyteti.

Një ndër vendet e para në listë të qyteteve më të ndotura në botë është qyteti i Shkupit, e kjo shihet edhe në rezultatin e anketës. Shumica e të anketuarve (79 përqind) aspak nuk janë të kënaqur nga ajo se si zbatohen masat për zvogëlimin e ndotjes në Qytetin e Shkupit. Nga ata madje 48 përqind u përgjigjën se aspak nuk janë të kënaqur dhe 31 përqind se deri diku nuk janë të kënaqur, ndërsa vetëm 18 përqind u përgjigjën se janë deri diku të kënaqur.

Banorët e komunës së Aerodromit (100 përqind) dhe Qendrës (95 përqind) janë më të pakënaqurit nga masat kundër ndotjes së ajrit. Komuna e Sarajit është komuna e vetme në Qytetin e Shkupit në të cilën anketuesit në masë më të madhe janë të kënaqur se sa të pakënaqur nga zbatimi i masave kundër ndotjes së ajri, me çka gjysma e të anketuarve thanë se janë të kënaqur, ndërsa 37 përqind se nuk janë të kënaqur me masat. Gjithashtu, anketuesit e rajoneve urbane të Qytetit të Shkupit dhe maqedonasit etnik janë më larg të pakënaqur nga implementimi i masave për ajër më të pastër se sa ata të vendeve rurale dhe shqiptarëve etnik.

Si ndotës kryesor të ajrit në Shkup, numri më i madh i të anketuarve e kanë theksuar indurstinë. Deponija ,,Drisla”, e cila me vjet nuk mund të bëhet me pronar i cili do të brengosej për mbeturnat e qytetit në rradhë të parë, 21 përqind e të anketuarve e theksuan si ndotës kryesor,  ndërsa për 3 përqind të të anketuarve Cementarnica është ndotësi. Në shumë numër më të vogël (17 përqind) anketuesit si fajtor kryesor për ndotjen e theksuan mënyrën e ngrohjes të amvisritë, gjegjësisht ata që ngrohen me drunj, gumë, plastikë dhe matriale tjera të dëmshme, 8 përqind theksuan për gazrat e veturave , ndërsa  në përmasa shumë të vogla janë theksuar faktorë të tjerë të cilat ndotin si: pluhuri nga vend-ndërtimet (2 përqind), mbipopullimi dhe ndërtimi pa plan (2 përqind) dhe të tjera (4 përqind).

Komunat në të cilat anketuesit në numër më të madh i përmendën industrinë dhe fabrikat si ndotës kryesor janë Aerodromi-85 përqind dhe Qendra- 7 përqind.

,,Anketuesit e moshës prej 18 deri 54 vjet në masë shumë më të madhe e cilësojnë industrinë si ndotës kryesor se sa anketuesit të moshës prej 55 vjet e më shumë. Edhe pse të gjithë si fajtorë kryesorë i cilësojnë fabrikat dhe industrinë, mirëpo anketuesit të cilët janë përgjigjur se deri diku janë të kënaqur me zbatimin e masave kanë tendencë më të madhe gazrat e veturave ti konsiderojnë për faktor relevant të ndotjes, në krahasim me ata që janë të pakënaqur prej masave dhe thonë për fabrikat”, sqarojnë nga ,,Brima galup”.

Tridhjet e nëntë për qind e të anketuarve thonë se ngrohen me lëndë djegës dhe 61 për qind mendojnë se duke zëvendësuar këtë lloj ngrohje më së shumti po kontribuon në pastrimin e ajrit.

Për 31 për qind të amvisërive në qytetin e Shkupit, burim kryesor për ngrohjen e shtëpisë është energjia elektrike (klimatizues, ngrohje, panele, pompë ngrohjeje, etj), ndërsa 29 për qind deklaruan se janë të lidhur me ngrohjen qendrore të qytetit.

Komunat të cilat në numër më të madh deklaruan se janë të kyçur në ngrohjen qendrore të qytetit janë Qendra-84 përqind, Aerodromi-78 përqind dhe Karposhi-72 përqind, ndërsa komunat me numër më të madh të amvisërive të cilët deklaruan se ngrohen me lëndë djegëse të ngurta janë Saraji (97 përqind) dhe Shuto Orizarja (87 përqind). Gjithashtu, amvisëritë me pesë apo më shumë anëtar në masë më të madhe thanë se ngrohen me drunj, paletë dhe lëndë djegëse të ngurta  dhe lëndë djegëse të tjera.

Tek anketuesit mendimi më i përhapur është se qytetarët në nivel individual do të kontribuonin për reduktimin e ajrit të ndotur në Shkup, më me vetëdije do ta shfrytëzonin transportin publik (82 përqind), gjegjësisht do të shfrytëzonin transportin publik në ditët më të ndotura (34 përiqnd), do t’i zëvendësonin automobilët me biçikletë/duke ecur, transport public (32 përqind) apo do të përdornin vozitje të kombinuar (16 përqind). Përqinda më e papërfillshme e qytetarëve  (2 përqind) është se a do ta zëvendësonin mënyrën e ngrohjes në shtëpi për të thithur ajër të pastër. Mirëpo 20 përqind u përgjigjën se do ta zëvendësonin dritaret e drurit me PVC-dritare dhe do të vendosnin fasadë të izoluar.

Nga ana tjetër, as edhe 10 përqind nuk arrin përqindja e reciklimit në Maqedoni. Vetëdija e ulët për përpunimin e mbeturinave në matriale për shfrytëzim tregohet edhe përmes të dhënave të anketës se vetëm 22 përqind e të anketuarve vlerësojnë se selektimi i mbeturinave mund ta zvogëlojë ndotjen e ajrit.

Telashet e qytetarëve me rrugët e groposura në të cilat notojnë në ujë pas një shiu të shkurtër dhe mbi të cilat nuk mund të kalohet nga parkimi i automobilëve në vendin e këmbësorëve janë vetëm një pjesë e arsyeve që e shtyu problemin me rrugët si të dytin për nga rëndësia e problemit të komunave (47 përqind).

Në vendin e tretë të problemeve kryesore nëpër komuna janë pastrimi publik dhe mbledhja e mbeturinave (35 përqind), ndërsa vijojnë plani urbanistik dhe zhvillimor (24 përqind), hapja e vendeve të reja të punës në komunë (21 përqind), ndrriNë vendin e tretë të problemeve kryesore nëpër komuna janë pastrimi publik dhe mbledhja e mbeturinave (35 përqind), ndërsa vijojnë plani urbanistik dhe zhvillimor (24 përqind), hapja e vendeve të reja të punës në komunë (21 përqind), ndriçimi i rrugëve (17 përqind), selektimi i mbeturinave (15 përqind), ujësjellësi dhe kanalizimi (14 përqind), zhvillimi ekonomik lokal (14 përqind), siguria dhe kriminaliteti (12 përqind) e të tjera.

Komunat të cilat në veçanti është anketuar për problemin e ndotjes së mjedisit jetësor janë Aerodromi (81 përqind) dhe Gazi Baba (76 përqind), ndërsa në komunën e Çairit problem me infrastrukturën dhe mirmbajtjen e rrugëve lokale (76 përqind).

Sipas vendit të banimit, për anketuesit e vendeve rurale në krahasim me ato urbane, probleme më të rëndësishme lokale janë: furnizimi me energji elektrike, problem me ujësjellësin dhe kanalizimin, ndrriçimi i rrugëve, transporti publik dhe papunësia në komunë. Ndërsa në vendet urbane në krahasim me ato rurale, problemet më të shpeshta janë: ndotja e ambientit jetësor, planifikimi dhe zhvillimi urbanistik, siguria dhe kriminaliteti.

Analiza është bazuar në bazë të një sondazhi telefonik, e realizuar nga 28 shkurti deri më 4 mars të vitit 2019. Anketa është realizuar me qytetarë të moshës mbi 18 vjet që jetojnë në teritorin e Qytetit të Shkupit.

Ekzemplarët janë të ndarë në dhjetë komuna, sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit (qytet/fshat). Në anketë janë të përfshirë 511 anketues. Gabimi margjinal në ekzemplarë është +/-4,3 përqind në nivel të besueshmërisë prej 95 përqind. (N.K-B.B).