Neto rroga minimale e prillit rritet në 12.507 denarë


Bruto rroga minimale harmonizohet për 3,3 për qind dhe do të jetë 17.943 denarë, përkatësisht neto 12.507 denarë, paralajmëroi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në pajtim me Ligjin për rrogën minimale, thekson MPPS, harmonizimi do të fillojë të zbatohet me pagesën e rrogës për muajin prill të këtij viti. Bruto rroga minimale në shtet për momentin paraqet 17.370 denarë, përkatësisht 12.165 denarë në shumë neto. Me harmonizimin e fundit rroga minimale do të rritet për 573 denarë në shumë bruto.

Rroga minimale, sipas Ligjit, harmonizohet me nga një të tretën e rritjes së rrogës së paguar mesatare, shpenzimet për jetë dhe bruto prodhimin vendor.

Nga MPPS informojnë se për harmonizimin e lartësisë së rrogës minimale sot mendim të vet dha edhe Këshilli ekonomik-social, në të cilin përveç përfaqësues qeveritar, marrin pjesë edhe sindikatat dhe punëdhënësit.