Nesër takim Dimitrov-Koxias


Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov nesër do të takohet me kolegun e tij grek Nikos Koxias.

Bisedimet, siç informojnë nga MPJ-ja për MIA-n, do të fokusohen në çështjet me interes dypalësh, si dhe në përforcimin e mëtutjeshëm të masave për ndërtimin e besimit.

Vendi i takimit akoma nuk është komunikuar.

Takimin përmes komunikatës, dërguar gazetarëve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e komunikuan edhe nga MPJ-ja greke.

Por edhe Athina zyrtare nuk zbulon hollësi, as ku dhe në sa ora do të takohen shefat e dy diplomacive.