Nesër protestë për rastin ”Monstra”


Nën moton ‘’DREJTËSI për viktimat e Liqenit të Smillkovcit’’, nesër do të protestohet para Gjykatës Themelore në Shkup. Kjo protestë organizohet nga një faqe në rrjetin social fejsbuk e ashtuquajtur ‘’Drejtësi për Monstrën’’, pas të cilës nuk dihet se kush qëndron, raporton Almakos. Protesta do të filloj nga ora 13.00.

Vrasja e pesfishtë e pesë maqedonasve pranë Liqenit artificial të Smillkovcës ka ndodhur në prill të viti 2012. Për këtë rast u dënuan katër shqiptarë me burg të përjetshëm, prej të cilëve tre janë liruar me kusht kurse një gjendet ende në burg. Dy të akuzuar të tjerë për këtë vepër ndodhen në arrati./Almakos