Nesër përfundon afati për dekretimin e ligjit të gjuhëve nga Ivanov


Nesër përfundon afati 8 ditor që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka në dispozicion për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferri, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

Nga Gazeta Zyrtare sot thanë se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet e Kuvendit nuk zbulojnë se kur planifikojnë të dërgojnë ligjin.

“Nuk mund të japim informacione rreth situatave që ende nuk kanë ndodhur.Pra, ende nuk ka ardhur kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetaën Zyrtare”.

VMRO-ja opozitare këmbëngul se shpallja e ligjit në Gazetë zyrtare pa nënshkrimin e presidentit, paraqet vepër penale.
Megjithatë profesori universitar Mersim Maksuti, thotë se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare, jo vetëm nuk paraqet vepër penale, por presidenti Ivanov duhet të vendoset para përgjegjësisë, për shkeljen e Kushtetutës nw rast tw mos firsmosjes sw dekretit.

“Rregullat e praktikës parlamentare, që e përcaktojnë shumë kushtetuta të shumë vendeve, parashohin se nëse presidenti nuk e nënshkruan dekretik për shpalljen e ligjit, atëherë, ligji konsiderohet i shpallur dhe hyn në fuqi në mënyrë automatike”- tha profesori universitar, Mersim Maksuti.

Neni 75 i kushtetutës është shumë i qartë, nëse kryetari nuk e dekreton ligjin, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se miratohet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, ai është i obliguar ta dekretojë ligjin.

Pas publikimit në Gazetën Zyrtrare dhe hyrjes në fuqi, Ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

“ Të gjitha rekomandimet që do të vijnë nga Komisioni i Venecias do të implementohen në mënyrë korrekte dhe për këtë ekziston edhe marrëveshje brenda koalicionit”-tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota “pro”më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë./zhurnal