Nesër do të vazhdojë debati i Komisionit për marrjen e imunitetit deputetit Veljanovski


Nesër pasdite vazhdon seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, ku në rend dite është kërkesa për miratimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanovski, të parashtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës penale të Shkupit për shkak të dyshimit për involvim në ngjarjet më 27 prill.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski e ricaktoi për nesër seancën për shkak të shumë folësve të cilët janë paraqitur për fjalë, ndërsa gjatë diskutimit i cili vazhdoi pasdite pas pauzës gjysëmorëshe sërish ka pasur zënkë mes deputetëve nga pushteti dhe opozita për atë nëse është e arsyeshme të merret vendim që ish kryetarit të Kuvendit t’i merret imuniteti.

Ish kryetari i Kuvendit Veljanovski, së bashku me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin pardje është marrë në pyetje me urdhër të prokurorisë publike për dyshim për involvim në ngjarjet e 27 prillit. Veljanovski iu referuar imunitetit të deputetit, ndërsa ish ministrave Janakievski dhe Ristovski u është shqiptuar masa paraburgimi prej 30 ditëve.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën e gjykatës dhe në afat prej dy ditëve ta parashtrojë deri te kryetari i Parlamentit. Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve duhet të vendos në seancë plenare. Vendimi për marrjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë prej numrit të përgjithshëm të deputetëve.