Nënshkruhet marrëveshje për regjim pa viza midis Maqedonisë dhe Ukrainës


 Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ambasadorja e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalija Zadorozhnjuk sot ka nënshkruar marrëveshje për kushtet për udhëtime reciproke të shtetasve të të dyja vendeve, me të cilën pritet të jepet kontribut i veçantë për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm, veçanërisht në planin ekonomik, përmes lehtësimit të lidhjeve dhe kontakteve afariste midis të dyja vendeve, si dhe për zhvillim të turizmit.

“Marrëveshja i rregullon rregullat dhe mënyrat  për vendosjen dhe praktimit  të regjimit pa viza midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës (pa kurrfarë dokumentesh si kusht për hyrje) dhe u mundëson shtetasve të të dyja vendeve, bartës së dokumenteve biometrike, hyrje, transit dhe qëndrim afatshkurtër prej 90 deri në 180 ditë pa viza” kumtuan nga pres shërbimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në takimin midis Dimitrovit dhe Zadorozhnjukut janë konfirmuar marrëdhëniet  e mira tradicionale midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, ndërsa është folur edhe për çështje aktuale me interes të përbashkët.