Nënshkruhet marrëveshje për 100 milion euro nga BEI


100 milionë euro do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për investime, pas marrëveshjes  e cila u nënshkrua nga Ministria e Financave, Banka e Maqedonisë për Promovim të Zhvillimit dhe Banka Evropiane për Investime. Kompanitë nga tetori do të munden që me projekte të aplikojnë për 100 milionë euro kredi të lira nga BEI. Ministri i Financave Dragan Tevdovski u shpreh se kjo nuk është mbështetja e vetme që Qeveria e ofron për kompanitë e vogla dhe të mesme në vend dhe shtoi se në Buxhet janë paraparë 1,3 miliardë denarë për mbështetjen e kompanive të tilla dhe një miliardë denarë shtesë për masa aktive për punësim.

Dragan Tevdovski, ministr i Financave

“Njëqind milionë eurot janë një pjesë e planit më të madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për mua është kënaqësi e veçantë të ju falenderohem për mbështetjen dhe partnritetin Bankës Evropiane për Investime. Për neve është shumë e rëndësishme si Ministri e Financave, që ashtu siç biseduam, në të ardhmen të rritet pjemarrja e BIE-së dhe mbështetja jo vetëm në kompanitë e vogla dhe të mesme, por edhe për mbështetje më të madhe në sektorian real”.

Zëvendësdrejtori i BIE-së, Endrju MekDauel, theksoi se me këtë linjë kreditore mbështetet afrimi i vendit drejt BE-së dhe paralajmëroi se kanë për qëllim në të ardhmen të përqendrohen në mbështetjen e transportit, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetesor në vend.

Endrju MekDauel, zv/drejtor i BIE-së

“Ashtu siç është duke u përshpejtuar procesi për integrimin e vendit në BE, Banka Evropiane për Investime do të zmadhohet. Përkrahja jonë vitet e fundit ka bërë që të krijohen rreth 6.000 vende të reja të punës në vendin tonë, në pothuajse 2.000 në kompani të vogla dhe të mesme”.

Banka Investuese Evropiane me ndarjen e kredisë së volitshme e ka njohur sinjalin pozitiv që e ka ekonomia e Maqedonisë veçanërisht në tremujorin e dytë të këtij viti kur është shënuar rritje të BPV-së prej 3,1 për qind, rritje e prodhimit industrial prej 8,4 për qind dhe rritje e punësimit prej 7,2 për qind. Deri më tani mbështetja nga BIE për vendin arrin në 450 milionë euro./Shenja