Në Shkup sot për së dyti herë do të marshohet për të drejtat e grave


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, sot me fillim në ora 12:00 nga “Parku i Gruas” në Shkup (përballë Kuvendit të Maqedonisë), do të fillojë “Marshi për të drejtat e grave”, njofton Portalb.mk.

Marshi do të vazhdojë në Sheshin “Maqedonia”, në Urën e Gurit, ndërkaq do të mbarojë në sheshin “Filipi i Dytë”.

“Duke e pasur parasysh hendekun gjinor në fushën ekonomike, politike dhe sociale në shtet, Marshi për të drejtat e grave do të dërgojë porosi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së shoqërisë demokratike dhe të barabartë. Në Marsh janë të ftuar gazetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuna, komisione për mundësi të barabarta, organizata joqeveritare, deputetë, por ehe përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga Platforma për barazi gjinore, bashkë me aktivistet për të drejtat e grave, që e organizojnë këtë marsh.