Në rrugën Kërçovë-Gostivar digjet autobusi që transportonte nxënës shqiptarë


Një autobus udhëtarësh është djegur sot në mëngjes në rrugën Kërçovë-Gostivar, pas qafëmalit të Strazhës. Autobusi ka transportuar fëmijë që janë nisur për në ekskursion dhe ka qenë pronë e një kompanie private, transmeton Gazeta Lajm. Burimet tona thonë se bëhet fjalë për nxënës shqiptarë të një shkolle të mesme.
Për fat të mirë është evituar tragjedi më e madhe, pasi shoferët kanë reaguar me kohë, e kanë ndalur autobusin dhe i kanë nxjerrë jashtë nxënësit.