Në regjistrim do të ketë kolonë për përkatësi etnike


Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se në regjistrimin që duhet që të zbatohet vitin e ardhshëm  do të ketë kolonë  për përkatësi etnike të qytetarëve edhe pse paraprakisht  u paralajmërua se do të mund të deklarohej vetëm se kush është gjuha e tyre amtare.

“Ramë dakord se do të ketë kolonë për përkatësi etnike për shkak të asaj se është shumë e rëndësishme edhe për komunitetet e pakta në numër. Për shembull për komunitetin rom  shumë pak ose pothuajse aspak nuk e përdorin gjuhën e tyre amtare rome  dhe nëse do të jetë vetëm gjuha përcaktuese atëherë  kjo mund të mos japë pasqyrën reale të këtij komuniteti”, tha Zaev para promovimit të Planit Operativ për Punësim për vitin 2019.

Nga këto aspekte, theksoi kryeministri, si  pjesëtarë solidarë të komuniteteve më të mëdha etnike morëm vendim dhe sollëm një qëndrim të përbashkët  që ta inkurajojmë edhe EUROSTAT-in edhe Entin Shtetëror të Statistikës që të ketë kolonë për përkatësinë etnike.