Në nëntë aksidente dje në Shkup, një këmbësor ndërroi jetë dhe dy u lënduan


Një këmbësor humbi jetën në një aksident, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime trupore në dy aksidente nga gjithsej nëntë që kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut i ka përjashtuar 44 automjete të cilat kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tetë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe tre fillestarë.

Tre automjete janë përjashtuar për shkak të defekteve teknike, ndërsa për parkim të padrejtë janë dhënë 123 masa. Me automjetin special “karrotreci” janë ngritur 86 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, 10 për rreshtim jo të drejtë, dy për tejkalim jo të drejtë, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në një zonë udhëkryqi dhe një për mosposedimin e pajisjeve dimërore në automjet.

Janë gjobitur edhe dy shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 11 shoferë për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.