Në Manastir do të protestohet kundër shqipes dhe ndryshimit të emrit të shtetit


Një grup studentësh për sot kanë bërë thirrje për protestë në sheshin “Magnolia” në Manastir kundër ndryshimit të emrit të shtetit.  Ata përmes një njoftimi me shkrim thonë se do të protestojnë edhe kundër vendosjes së gjuhës së dytë në tërë territorin e shtetit. Protesta është paraparë që të zhvillohet  në orën 18.00.

“Studentët po rebelohen kundër shkeljes së të drejtave të tyre themelore dhe dinjitetit përmes imponimit për ta ndryshuar emrin dhe identitetin. Njashtu, studentët po rebelohen edhe kundër vendosjes së paligjshme të gjuhës së dytë në tërë territorin e shtetit. Protesta është multietnike dhe do të janë prezent edhe përfaqësues të bashkësive më të vogla etnike të cilët po ndjehen të diskriminuar nga gjuha e dytë zyrtare në tërë territorin e shtetit”, thuhet në njoftim.