Në lëndën “Titanik 3” emërohet gjykatëse e re, seanca e ardhshme gjyqësore më 15 mars
Me emërimin e gjykatëses së re në lëndën, gjykatësja Marija Kletiçka, sot sërish e filloi seancën gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.
Njëherit, para dy jave gjykatësja Ola Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin “Titanik 3”, kërkoi përjashtim të lëndës, që ishte miratuar nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale Shkup Ivan Xholev.
Pasi procedura fillon prej në fillim, Kletiçka kërkoi nga prokurorët, si dhe nga të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor, t’i nxjerrin fjalët e tyre hyrëse.
Palët e involvuara në proces thanë se, pasi bëhet fjalë për procedurë tashmë të zbatuar, mbesin në atë që e kanë thënë më parë, ndërsa është vendosur në procesverbal.
Alimi dhe Guri theksuan se nuk ndjehen fajtor në lidhje me akuzën e PSP-së.
Prokurori Gavril Bubevski kërkoi të mos thirren sërish dëshmitarët të cilët tashmë janë dëgjuar, ndërsa deklaratat e tyre të ndiqen përmes videove të cilat i posedon gjykata, por Alimi dhe Guri refuzuan me arsyetimin se dëshmitarët duhet fizikisht të jenë të pranishëm me qëllim që këshilli gjyqësor të mund të vlerësojë me drejtësi.
Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre sot kërkuan tërë dokumentacioni i lëndës “Titanik 3” të përkthehet në gjuhën shqipe, duke thënë se ajo u është mundësuar me Ligjin për gjuhët.
Seanca e ardhshme gjyqësore për lëndën “Titanik 3” është caktuar për më 15 mars.