Në lëndën “Monstra” dëgjohen masa të veçanta hetuese


Me dëgjimin e audio incizimeve, të siguruara si masa të veçanta hetuese, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012.

Avokati i njërit prej të akuzuarve, Naser Raufi tha se në propozim të mbrojtjes këto bisedime do të dëgjohen së bashku me bisedimet të cilat paraprakisht janë prezantuar nga Prokuroria.

“Ne si mbrojtës do t’i propozojmë në këtë stadium, në mënyrë të kombinuar të prezantohen edhe ato bisedime si edhe të vjetrat, të cilat janë dëgjuar nga Prokuroria paraprake”, theksoi Raufi.

Avokati i të akuzuarve tha se e ka ndjekur intervistën në mediume të prokurores Fatime Fetai në të cilën ka paralajmëruar se së shpejti do të zbulohen autorët dhe se ende nga PSP-ja nuk janë dorëzuar kurrfarë dëshmi të reja, Ai mendon se nëse bëhet fjalë për të a.q. “bomba” dhe për shkak të senzibilitetit të tyre, ato dëshmi duhet së pari mbrojtja t’i marrë para se t’i japë. Raufi tha se me ato dëshmi do të vihet deri në autorët e vrasjes.

Lënda “Monstra” në muajin shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e ndërmori PSP-ja.

Për vrasjen e pesë djemve me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailovoiq, Haki Aizir, Fejzi Aziri dhe Sami Luta..

Gjykata supreme në muajin dhjetor të vitit 2017 i hoqi gjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Haziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi.