Në KSHZ shënohet Dita globale e zgjedhjeve


Me rastin e ditës globale të zgjedhjeve, e cila çdo vit shënohet të enjten e parë të muajit shkurt, Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) organizon Ditë të parë të hapur edukative për qytetarët.

Kjo është hera e parë nga ekzistimi i saj që KSHZ-ja t’i hapë dyert e saja për qytetarët, ndërsa qëllimi është që ditë të tilla të bëhet praktikë e rregullt.

Në këtë ditë të gjithë qytetarët e interesuar mund t’i vizitojnë hapësirat e KSHZ-së, ku do të ndjekin prezantim edukativ përmes të cilit do të informohen rreth realizimit të të drejtës së tyre zgjedhore me fokus të veçantë të drejtimit të Listës zgjedhore.

Njëherit qytetarët do të mund të shtrojnë edhe pyetje deri te të punësuarit në Shërbimin profesional të KSHZ-së.

Turneu edukativ do të mbahet në tre termine edhe atë në orën 11:00, 13.00 dhe 15:00 në hapësirat e KSHZ-së në ish-ndërtesën e NIP “Nova Makedonija” në katin e 4-të ose, të informohen rreth realizimit të të drejtës së tyre zgjedhore në ndonjërën nga sektorët ose zyrat rajonale (http://www.sec.mk/16000-2/).

Të gjithë të interesuarit për ngjarjet qendrore në selinë e KSHZ-së, duhet të jenë dhjetë minuta para terminit të përzgjedhur para hyrjes kryesore të ndërtesës në seli. Grupin nga hyrja kryesore deri te salla në katin e 4-të do ta udhëheqin të punësuarit në Shërbimin profesional të KSHZ-së.