Në Kërçovë nesër do të votojnë 74 të sëmurë


Kërçova është gati për procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, thotë kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Antigona Seferi, e cila njofton se nesër do të votojnë gjithsej 74 të sëmurë dhe persona të pamundur, përkatësisht 73 të sëmurë dhe një  person në arrest shtëpiak.

“Ishte paraqitur edhe një  i sëmurë, por për fat të keq siç na informuan ai ndërroi jetë, deklaroi Seferi.

Theksoi se Komision Komunal i Zgjedhjeve      plotësisht është i përgatitur për zgjedhjet të dielën.

“Janë formuar 115 këshilla zgjedhore në shkallë komune, materiali për votim ka arritur dhe është shpërndarë në kohë”, tha Seferi.

Në Kërçovë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale  të drejtë vote kanë  gjithsej 50,292 votues.