Në janar 20 ditë me temperatura nën zero dhe sasi mbimesatare të reshjeve


Më ftohtë se zakonisht, me temperatura minimale nën zero, dhe me kohëzgjatje prej mbi 20 ditë, si dhe me sasi mbimesatare të reshjeve, përkatësisht mot jashtëzakonisht i lagësht ka mbizotëruar muajin e kaluar, ceket në pasqyrën e publikuar sot të temperaturave të ajrit dhe sasive të reshjeve nga Drejtoria e punëve hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura e mesme mujore ka lëvizur prej -3,8 gradë në Mavrovë deri 3 gradë në Gjevgjeli, dhe është më e ulët për -1,8 gradë në raport me vlerat mesatare mujore të temperaturave të janarit. Temperatura më e lartë maksimale ka qenë 15 gradë, e matur më 24 janar në Gjevgjeli, ndërsa më e ulët maksimale 6,4 gradë më 17 janar në Mavrovë.

Siç kumton DPHM, temperatura të ulëta nën zero janë regjistruar në tërë territorin e Maqedonisë. temperatura më e ulët minimale, prej -21 gradë më 8 janar është matur në Berovë dhe ishte shtatë gradë më e lartë se më e ulëta absolute, përderisa më e larta minimale prej -7,4 gradë është matur më 14 janar në Gjevgjeli.

Gjatë janarit në territorin e Maqedonisë ka pasur edhe ditë me ngrirje, kur temperatura maksimale gjatë tërë ditës ka qenë nën zero. Më së shumti ditë me ngrica, 16, ka pasur në Mavrovë, ndërsa më së paku, një ditë, në Gjevgjeli.

Në janar reshjet në mënyrë kohore ngjashëm janë shtrirë në tërë territorin e Maqedonisë dhe më intensive ishin në dekadën e tretë të muajit, më 26 janar. Në Gjevgjeli, Dmeir Kapi dhe Strumicë janë tejkaluar reshjet absolute maksimale ditore të matura (1961-90). Reshjet ishin me shi, borë dhe shi të ngrirë. Shuma mesatare e reshjeve ka lëvizur prej 46,2 mm në Shkup (“Zajçev Rid”) deri 202 mm në Gjevgjeli. Shuma mujore prej 202 mm është e treta sipas madhësisë në periudhën 1981/2010 në janar, nga 273 mm dhe 257 mm në Llazaropole në vitin 1987 dhe Mavrovë në vitin 2003. Shuma absolute maksimale ditore e ujit prej 88,6 mm ishte regjistruar në Demir Kapi më 26 janar, më e madhe për 12 mm nga maksimalja absolute (1961-1990).

Krahasuar me vlerën shumëvjeçare mesatare të janarit prej vitit 1981, shuma e matur mesatare mujore e reshjeve ishte 70 mm mbi mesataren, për 157 për qind më e madhe se mesatarja në nivel të shtetit.