Në Greqi bindje e madhe se është e mundur zgjidhja për emrin


Në Greqi, pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, po rritet mendimi pozitiv për zgjidhje të kontestit edhe në analizat e mediumeve edhe tek fakrorët politik. Ata megjithatë, potencojnë se çelësi për zgjidhjen është \”erga omnes\” dhe ndryshimi i Kushtetutës së RM-së\”.

Në analizën për bisedimet maratonike të Dimitrovit dhe Koxiasit, gazeta \”To Vima\”, komenton se tashmë duhet të konsiderohet si i sigurtë përshpejtimi i bisedimeve, por edhe përbërja e ndryshuar e palëve të involvuara, sepse nga niveli i negociuesve, negociatat tani po zhvillohen në nivel të ministrave të jashtëm.

\”Në thelbin e bisedimeve gjendet Marrëveshja ndërkombëtare që do ta zëvendësojë Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 dhe do të bëhet shtyllë themelore e marrëdhënieve të ardhshme mes Greqisë dhe ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë. Nga kjo pikëpamje, emri i cili në fund do të zgjidhet nuk është në vetëvete \’gjembi i madh\’, së paku për Athinën\”, shkruan \”To Vima\”.

Lidhur me emrin, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, gazetari analizon se propozimet e Nimicit që janë me përcaktim kohor tashmë nuk janë në tryezë të bisedimeve. Pas \”Republika e Maqedonisë (Shkupi), që ishte hedhur poshtë nga pala greke, tani duket sikur edhe \”Republika Maqedonia e Re\”, sipas \”To Vima\”-s, është emri për të cilin nuk bisedohet.

\”Pikë kyçe mbetet kombinimi i zbatimit gradual të erga omnes me ndryshimet në Kushtetutën e Shkupit, që i kërkon pala greke. Nuk është e qartë se sa ka përparim në këtë pikë, por nga informatat ekzistuese, Athina nuk është e prirur negativisht lidhur me atë për t\’i dhënë \”grejs periudhë\” Shkupit për ta ndryshuar emrin e brendshëm. Normalisht, do të duhet të kontraktohet formula e saktë sipas së cilës do të bëhet kjo, por edhe periudha e përkohshme (p.sh. një vit)\”, shkruan gazeta \”To VIma\” në analizë, transmeton MIA.

Se ka klimë pozitive për zgjidhje të këtij kontesti, dje theksoi edhe ministrja greke për rikonstruim administrativ, sipas së cilës, negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë ndodhen në një momentum ideal, përkundër pohimeve të liderit të Demokracisë së Re opozitare se në këtë moment nuk ka rrethana për zgjidhje.

Olga Gerovasili, në intervistë për agjencinë greke të lajmeve APE-MPE, thotë se qeveria greke i shfrytëzon kushtet e krijuara, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Ajo i përsëriti pozicionet greke për emër të përbërë, erga omnes dhe sqaroi se nëse nuk arrihet zgjidhje përfundimtare, atëherë do të ndodhë ajo që i ka frikësuar ata të cilët kanë dalë në protestat në Greqi.

\”Sot mbi 100 vende, IRJM-në e kanë njohur si \’Maqedoni\’. A dëshirojmë që kjo të mbetet kështu? Na intereson të zgjidhet emri, që është katalizator për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale? Apo dëshirojmë që çështja të zvarritet edhe 20 vite, siç propozoi zotëri Micotakis?\”, pyet ministrja greke në intervistë, duke e kritikuar Demokracinë e Re opozitare.