Në gjykatën në se Selanik filloi seanca për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit


Në Gjykatën në Selanik sot filloi gjykimi për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, i akuzuar nga PPS për lëndën “Fortesa dhe Target”.

“Filloi gjykimi, megjithatë, seanca është e mbyllur për opinionin. Tani dhanë pushim të shkurtër që t’i shqyrtojnë dokumentet që i dorëzoi Qeveria, pas ç’ka procedura do të vazhdojë”, deklaroi për MIA-n avokati Patar Vasilev.

Grujovski dhe Boshkovski janë në arrest në një burg në afërsi të Selanikut. Ata janë duke u gjykuar edhe në gjykatën e Selanikut për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë kapur më 18 tetor të këtij viti në aeroportin në Selanik, kur tentuan të arratisen për në Budapest.

Gjykimi paraprak për pasaportat e rrejshëm nuk u mbajt sepse nuk ishte i pranishëm një prej të akuzuarve të tjerë, të cilët gjithashtu kanë qenë së bashku me Grujevskin dhe Boshkoskin. Ky gjykim është shtyrë për më 17 maj të vitit 2018.

Gjykimi për pasaportat e rrejshëm është ndarë nga procedura për ekstradimin e tyre.